Këtë javë në Kosovë ka qëndruar ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian për të grumbulluar të dhëna nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri pas takimit me ekipin e BE-së ka thënë për se Kosova e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ministri Tahiri është optimist se qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen ne fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm./21Media