“Unë besoj se Kadri Veseli ka për të qenë më i votuari në gjithë Kosovën“ tha Xhelili.
Ndërkaq, Edita Tahirit tha se LDK u dobësua se pas luftës i Rugova i largoi si me fshesë shumë nga figurat e rëndësishme të kësaj partie.
Por kjo u kundërshtua ashpër nga analisti Bajrush Morina i cili tha që Rugova i ka fituar zgjedhjet edhe pa Edita Tahirin.
Ndërsa, në lidhje me Fillimin e Ri Tahiri ka mbrojtur Veselin duke thënv se ky është fillim i ri për të gjithë qytetarët duke shtuar se problemet me serbët sot rrjedhin nga pakti i Ahtisarit e në atë kohë nuk ishte PDK në pushtet.