Tahiri udhëton nesër për në Bruksel, do të bisedohet për lëvizjen e lirë të automjeteve

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton nesër për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

Në delegacionin e udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri do të jenë edhe këshilltari i saj kryesor politik dhe koordinatori i çështjes Dren Zeka, Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, Këshilltari Politik i Ministrit Skënder Hyseni, Shkodran Manaj si dhe Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda.

Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme