Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nuk duket se do të ketë zgjedhje të parakohshme, së paku jo përpara se të shkohet në pushimet e verës. Nuk shihet shkas që kryeministri të japë dorëheqje dhe ta çojë vendin në zgjedhje parlamentare, e as nuk po duket që nisma për votëbesimin e Qeverisë do të ketë përkrahje, gjithashtu asnjëri nga partnerët, pra LDK-ja ose PDK-ja të dalin nga koalicioni qeverisës”, ka deklaruar ai për “Zërin”
Sipas Tahirit, po që se partitë e vogla si është AKR-ja e “Alternativa” e kalojnë pragun, atëherë asnjë parti nuk do të mundet t’i marrë 30 deputetë. E me këtë, sipas tij, është e sigurt se ose PDK-ja, ose LDK-ja do të shkojë në opozitë, transmeton GazetaBlic.com