Tajfuni ‘Mangkhut’ ka goditur Filipinet e veriut, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe zhdukjen e disa të tjerëve.
Erërat e forta me reshje të rënda shiu kanë shkaktuar rrëshqitjen e dheut dhe si pasojë shumë shtëpi u shkatërruan, shkruan Euronews.
Si rezultat i fatkeqësive natyrore qeveria filipineze dhe ajo kineze ranë dakord që ta shtyejnë vizitën e ministrit të jashtëm kinez, Wang Yi, që pritej të zhvillohej të dielën.