Tak Fak/ I preu tubin e ujërave të zeza fqinjit, qytetari futet në kanal dhe tregon arsyen pse: Nuk lejohen të derdhen këtu!

Emisioni investigativ ‘Tak Fak’, solli këtë të mërkurë rastin e pazakontë që është kthyer në një problem për disa familje në Kotë të Vlorës. Bëhet fjalë për një tubacion që ujërave të zeza, që është kthyer në “mollë sherri” për këto familje.


Prej vitesh familjet kanë jetuar në harmoni, derisa njëri prej banorëve pretendon se fqinji i tij i ka prerë tubacionin, që kalonte ne bahçen e tij.

Veç kësaj banorët, kërkojnë një zgjidhje të përhershme të problemit të tyre nga Bashkia e Selenicës, që më në fund të lidhen me kanalizimet qendrore.

“Tak Fak” ka arritur të kryejë ballafaqimin mes palëve, duke bërë që palët të shpalosin pretendimet e tyre.

Ata kërkojnë një zgjidhje përfundimtare të problemit të tyre nga autoritetet lokale, pra lidhjen e tyre me rrjetin qendror të kanaleve të ujërave të zeza.

Megjithatë, sipas Kudret Dukës, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për problemet e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme