Emisioni “Tak Fak” ka rikthyer në vëmendje çështjen e zonjës Lili nga Libohova, e cila prej më shumë se 12 vitesh kërkon të marrë nën kontroll pronën e trashëguar nga gjyshja, me dokumente hipotekore që ajo thotë se i zotëron.
Gazetarja dhe ekipi i emisionit, së bashku me përfaqësues nga Bashkia e Libohovës, shkuan në terren për të parë nga afër ndërtimet pa leje në tokën që pretendohet nga zonja Lili.
Gazetarja: Këto janë muret dhe në vendim gjykate thuhet se janë prishur?
Zonja Lili: Po. Ja dhe furra e bukës këtu është.
Gazmend Çulla, administratori i Njësisë Qendër Libohovë: Furra ka certifikatë pronësie. Nuk e kemi kopjen.
Përgjegjësi i Urbanistikës, Bashkia Libohovë, Nelson Sejdo: Ku e keni kufirin e tokës që objektet pa leje janë në pronën tënde, t’ja çoj IKMT-së dhe të prishet? Dua fotokopje të certifikatës së pronësisë.
Gazmend Çulla: Shtëpia e zonjës nuk më del në sistem. Ka një shtëpi dhe kjo shtëpi 10 22 do bëhet një kërkesë dhe të marrim përgjigjen e Hipotekës. Do shqyrtojmë gjitha kërkesat që ka zonja.
Asim Banushi, ish-kryetar i fshatit: Zonjë, të drejtën tënde për pronën tënde nuk e kundërshtoj.
Zonja Lili: Më jep dokumentin.
Asim Banushi: Cilin dokument? Kjo nuk ka tokë këtu. Kjo e ka kompensim. Por unë e kam kërkuar dhe do e kërkoj prapë zbatimin e ligjit për këtë pronë. Nga IKMT thanë se kanë ardhur se është një ndërtim pa leje. Kjo është mashtruese që kur flet.
Zonja Lili: Unë s’jam mashtruese, të kesh turp që përdor të tillë fjalë. Ik, m’u zhduk.
Ish-kryeplaku i fshatit: Dhe më kërcënon ë?
Zonja Lili: Paske qenë burrë palaço. Ik po të them nga koka ime. Të nisa djalin dhe e di se çfarë të bën apo jo. Turp, jazëk të qoftë. Nëse kam shkelur ligjin qoftë dhe një presje, unë s’di ç’të them, nuk ndodh.
Tak Fak u rikthye pranë Bashkisë së Libohovës. Zonja Lili la këtë herë një kërkesë, për të mësuar statusin e objekteve që ndodhen tek prona e saj, që e ka me hipotekë.
Zonja Lili: U lodha kam 12 vite dhe nga gjykata nuk po marr dot një zgjidhje.
Dy javë më parë Bashkia e Libohovës i nisi kërkesë Kadastrës së Gjirokastrës për pronat e zonjës Lili. Për përgjigje, Tak Fak iu drejtua kryetarit të Bashkisë.
Kryetari i Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide: Nuk na ka ardhur përgjigje.
Pas kësaj, Tak Fak ka shkuar në Kadastrën e Gjirokastrës, për të pyetur se përse nuk ka përgjigje për statusin e pronave të zonjës Lili në fshatin Drinos në Libohovë. Zyrat e Kadastrës në Gjirokastrës nuk hapin dyert. Edhe qytetarët e tjerë që vijnë aty për të zgjidhur halle, e gjejnë derën e mbyllur. Një institucion që duhet të kthejë përgjigje ndaj qytetarëve dhe nuk ka kthyer përgjigje, kjo është e turpshme. Vetëm pas 24 orësh ka një përgjigje nga Kadastra Gjirokastër.
Renald Gusmari, ASHK Gjirokastër: Ju lutem, do më lini pak kohë për këto. Aplikimet në këto raste bëhen online dhe jo me shkresë. Unë sot jam bërë drejtor, do i shikoj këto, më lini një shkresë me shkrim për kërkesat e juaja dhe ne do u njoftojmë.
Pas këmbënguljes së emisionit Tak Fak, është përgjigjur edhe Kadastra në Gjirokastër. Gazetarja flet me zonjën Lili.
Gazetarja: Zonja Lili si jeni?
Zonja Lili: Mirë si jeni ju?
Gazetarja: Të mora në telefon për të komunikuar një përgjigje që ka ardhur nga Kadastra në Gjirokastër. Përgjigja thotë se i vetmi person që mund të aplikojë për të mësuar për statusin juridik të pronës janë personat që pretendojnë se janë pronarë të asaj pasurie. Ju keni bërë kërkesë online ose tek noteri për të mësuar vetë statusin juridik të pronës?
Zonja Lili: E kam bërë që më 2017 deri më 2024.
Gazetarja: Keni përgjigje nga Kadastra?
Zonja Lili: S’kam asnjë përgjigje të keqen.
Gazetarja: Do e bësh dhe njëherë një kërkesë.
Zonja Lili: Do ta bëj, kusuri i lekëve që unë kam paguar në bankë, gjitha detyrimet e përgjigje nuk ka. Ju falënderoj si emisioni Tak Fak që ma sollët çështjen deri këtu, se kam 12 vite me këtë problem e ishalla zgjidhet ky problem.
Gazetarja: Asgjë, shpresojmë që problemi juaj të marrë zgjidhje.