“Tak Fak” në News24/ Devis Muka: Episodi i parë trajton temë shumë të fortë! Do bëhemi shtëpi për zgjidhjen e halleve të popullit

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, moderatorët e emisionit më të ri investigativ në News24, “Tak Fak” kanë zbuluar në “Kjo Javë me Nisida Tufën, detaje nga episodi i parë që do të transmetohet të hënën në orën 20:00.


tak fak

Ata janë shprehur se tema e cila do të trajtohet pritet të ketë një impakt të fortë në publik ndërsa shpresojnë për një reagim në të njëjtin nivel edhe nga prokuroria.

“Ne si emision investigativ dhe satirik e kemi marrëdhënien direkte me popullin. Hallet ne 20 e ca vite shqiptarët i qajnë me gruan apo komshiun dhe kur shkojnë në institucione dera u gjetet e mbyllet. Ne duam të bëhemi shtëpi për zgjidhjen e halleve të popullit, që këto halle të mos i qani më me njëri tjetrin por të vini në News24 dhe në Tak Fak dhe ne do të bëhemi palë me ju do të na keni në krah. Ne edhe do të zihemi për ju, do të trokasim për ju, edhe do të rrezikojmë jetën për ju siç ka ndodhur edhe në episodin e dytë që do të transmetohet”, ka qenë mesazhi i Devi Muksës për qytetarët.

Pjesë nga biseda në studio:

Devis Muka: Temë shumë e fortë. Prek edhe Shqipërinë dhe vendet jashtë. Jam i bindur që do të krijojë reagim shumë të fortë në popull por shpresojmë për një reagim të tillë edhe në instancat sidomos prokurorisë, të cilës do t’ia japim gati dosjen.

Dorian Ramaliu: Është shumë e rëndë. Është gjithçka me zë dhe figurë. Kur thuhet që tema do ta bëjë punën e vet nuk themi që të bëjmë bum me temën, por kjo është diçka që prek shumë shqiptarë.

Devis Muka: Ne si emision investigativ dhe satirik e kemi marrëdhënien direkte me popullin. Hallet ne 20 e ca vite shqiptarët i qajnë me gruan apo komshiun dhe kur shkojnë në institucione dera u gjetet e mbyllet. Ne duam të bëhemi shtëpi për zgjidhjen e halleve të popullit, që këto halle të mos i qani më me njëri tjetrin por të vini në News24 dhe në Tak Fak dhe ne do të bëhemi palë me ju do të na keni në krah. Ne edhe do të zihemi për ju, do të trokasim për ju, edhe do të rrezikojmë jetën për ju siç ka ndodhur edhe në episodin e dytë që do të transmetohet

Dorian Ramaliu: Puna ka kohë që ka nisur. Me pjesën e tematikave kemi kohë që merremi, me përzgjedhjen e informacioneve dhe materialeve. Mundohemi të jemi shumë korrekt me publikun. Me kalimin e kohës ju sigurojmë që do të kemi forca më të mëdha e do të jemi më prezent.

Nisida Tufa: A i keni gati platformat?

Dorian Ramaliu: Me rrjetet sociale jemi pak mbrapa. Numrin e telefonit e kemi. Dihet që News24 sa i përket rrjeteve sociale funksionon në mënyrë perfekte, kemi BalkanWeb-in, kemi gjithçka funksionon çdo gjë në mënyrë perfektë.

Devis Muka: Kur pamë tregun mediatik, isha ai që këmbëngula për të shkuar me se s’bën në News24, sepse thash nëse do të bësh një emision popullor e do të trajtosh hallet e popullit, një televizion që ne na shkon për shtat për këtë është News24.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme