Takim historik i dy Koreve

Në një takim të konsideruar historik, Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In dhe lideri i Koresë së veriut, Kim Jong Un do të shtrëngojnë duart nesër, duke shënuar kështu fillimin e procesit të paqes në gadishullin Korean.

Takimi – i treti i llojit të tij pas samiteve në vitin 2000 dhe 2007 – është rezultat i muajve të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve. Ai hap rrugën për një takim të mundshëm midis Kim Jong Un dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili mendohet se do të mbahet në fund të muajit maj.

Përveç trajtimit të ambicieve bërthamore të Phenianit, liderët pritet të diskutojnë një rrugë për paqen në gadishull. Lufta Koreane përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim kështu që teknikisht, të dy palët janë ende në luftë.

Bisedimet zyrtare pritet të fillojnë nesër në orën 10:30 me kohën lokale në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom.

Kim Jong Un do të shoqërohet nga nëntë zyrtarë, përfshirë motrën e tij, Kim Yo-jong, e cila udhëhoqi delegacionin e Veriut në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut.

Kim Jong-un bëhet i pari lider i Koresë së Veriut, i cili kalon në territorin e Koresë së Jugut, që nga fundi i luftës mes dy Koreve në vitin 1953.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme