Takim i ri, mesazhe të njëjta – Çka tha kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Kosta në Shkup

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Nuk ka plan B për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian ndërsa vendi, ka për obligim të zbatojë detyrat për të cilat është dakorduar. Ky ishte mesazhi i kryetarit të Këshillit të BE-së, Antonio Kosta, i cili qëndroi për vizitë në Shkup, shkruan Alsat.

Pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, Koshta tha se procesi i integrimit evropian kërkon shumë kohë dhe mund ndërsa siguroi kryeministrin se mund të konsiderojë në mbështetjen e tij dhe të Bashkimit Evropian.

“Është e qartë se ajo çfarë është dakorduar, është dakorduar dhe nuk ka për çfarë tjetër të dakordohemi. Tani duhet të zbatojmë atë për çfarë jemi dakorduar dhe nuk ka hapësirë të kërkohet diçka më tepër. Nuk duhet të nënvlerësojmë planin A dhe duhet të fokusohemi në zbatimin e planit A. Siç thash, e dimë se cilat janë kriteret e Kopenhagës, e dimë se cilat janë vendimet e mëparshme të Këshillit Evropian dhe çfarë u dakordua në vitin 2022 dhe duhet ta zbatojmë këtë”, tha Antonio Koshta – Kryetar i Këshillit Evropian.

Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski, nuk e ka ndërmend të lëshojë pe nga qëndrimet se nuk do të pranojë asnjë kërkesë të Bullgarisë derisa siç thotë, edhe Bullgaria të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes. Nga ana tjetër nuk ka asnjë problem që bullgarët dhe popujt tjerë të jenë pjesë e Kushtetutës.

“Unë pres që kjo të jetë proces i një rruge dy kahëshe nëse kjo është e mundur. Mjaft ne si shtet kemi bërë në emër të atyre integrime evropiane, në emër të së ardhmes evropiane. Ju rikujtoj se kemi ndryshuar flamuj, kemi ndryshuar emrin dhe Kushtetutën si askush deri tani. Për këtë shkak thash, po rruga është frustruese dhe i vështirë por për ne është jashtëzakonisht frustrues dhe i vështirë. Dhe ende nuk ka filluar, ende jemi atje ku ishim para njëzet viteve. Unë jam i gatshëm në çdo kohë dhe këtë gatishmëri ia përcolla edhe kryetarit Koshta që të vij në Bruksel, qoftë në prezencë të tij, në prezencë të kryetares Von der Lajen, në prezencë të kujt do qoftë, të ulemi të bisedojmë kurdo dhe sado që të nevojitet, që të vijmë deri te zgjidhja e përbashkët se si të dy vendet të kenë rezultate”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Koshta në Shkup erdhi pas turneut të tij paraprakisht në Beograd, Sarajevë, Podgoricë dhe Prishtinë, ndërsa nga Shkupi, bashkë me Mickoskin udhëtuan në Tiranë, ku do të marrin pjesë në samitin e gjashtë të Shoqërisë Politike Evropiane.

Muajin e kaluar Koshta vizitoi edhe Sofjen zyrtare, ku gjithashtu është diskutuar për zgjerimin e BE-së por edhe për marrëdhëniet Shkup-Sofje. Deri në fund të javës që vjen, Maqedoninë e Veriut për herë të parë pritet ta vizitojë edhe përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe për siguri, Kaja Kallas./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme