Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të Alternativa-s, Afrim Gashi dhe kryeministri të vendit, Zoran Zaev.
Takimi mes Gashit dhe Zaevit, ka filluar pak kohë më parë, ku temë e bisedës është mos marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian dhe rrugëtimi i mëtutjeshëm i qeverisë, me forcat progresive të vendit, si dhe aktualitetet tjera politike.
Si do të përfundojë ky takim dhe çfarë vendime do merren lidhur me fatin e qeverisë dhe rrugëtimit euroatlantik të RMV-së, kjo do të mësohet në orët në vijim ose më së voni deri nesër.