Takime urgjente të Nikoliqit me ambasadorin e SHBA, Rusisë dhe Kinës

Pas kthimi nga Brukseli, ku mbrëmë u mbajt rundi tjetër i dialogut në më të lartë shtetëror ndërmjet presidentëve e kryeministrave të Kosovës e Serbisë, kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka filluar takimin urgjent me ambasadorin e SHBA në Beograd Kyle Scott, atë rus Aleksandar Çepurin dhe me ambasadorin kinez Li Mançang, transmeton Koha.net.

Tema e bisedimeve siç njofton NovostiOnline është Kosova në dritën e bisedimeve të mbrëmshme Kosovë – Serbi në Bruksel.
Në takim po merr pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Më herët Nikoliq ishte takuar me koordinatoren e re të KB-së në Serbi. edhe këtu temë ishte Kosova, ndërsa siç citohet, Nikoliq ka thënë se Serbia është e vendosur ta ruajë stabilitetin ndërsa, sipas tij, Kosova e ka radhën të zbatojë marrëveshjet e Brukselit.

Serbia Rusinë dhe Kinën i konsideron mbrojtës të interesave të saj edhe në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme