Takimi elektoral i demokratëve në Dibër kthehet në sherr, Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë një zyrtarë në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit të policisë, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar zyrtarin Kalosh Murra, duke e goditur atë me grusht.


Konflikti i dhunshëm ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në SPAK për Xhelal Mziun, i cili akuzohet për veprën penale të dhunës.

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme