Opozita e bashkuar shqiptare kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me raundin e dytë presidencial dhe ministrat në qeverinë teknike.
“Kërkojmë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor, që është integrimi evropian, por edhe në të gjitha sferat. Propozimi ynë është që datat e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të jenë 14 dhe 28 prill. Në datën 28 duhet të mbahet së bashku raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, për të respektuar afatet. Sa i përket qeverisë teknike, qëndrimi ynë është që duhet të ketë edhe këtë herë, por kësaj radhe ministrat të jenë të opozitës shqiptare”, tha Izet Mexhiti./ Alsat.mk