Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbrojtur Rusinë lidhur me pretendimet e mëparshme se ajo ndërhyu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Pas bisedimeve ballë për ballë me Presidentin rus Vladimir Putin, Trump kundërshtoi agjencitë e inteligjencës amerikane dhe tha se nuk ka ndonjë arsye për Rusinë që të kishte dorë në vota.
Putin përsëriti se Rusia nuk kishte ndërhyrë kurrë në çështjet e SHBA.
Të dy burrat mbajtën gati dy orë bisedime me dyer të mbyllura në kryeqytetin finlandez Helsinki të hënën.
Ky është takimi i parë me Vladimir Putin që Donald Trump mban zyrtarisht në cilësinë e presidentit.