Takimi me ”Venecian”, Basha: Përballje me pengmarrësit, vendi në kolaps total…

Pas takimit me të dërguarit nga Komisioni i Venecias, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se siguria është e kërcënuar dhe se takimi me ekspertët e ”Venecias”, e ciliësoi si të frytshëm. Nga ana tjetër, gjatë prononcimit për gazetarët, Basha i shoqëruar nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi dhe nga Oerd Bylykbashi, tha se kryeministri Rama dhe një grup bandash kanë kapur shtetin.

”Takimi ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.Ilustrimi më i mirë i kësaj krize në javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret as opinionin e Venecias, po ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve por e një grushti pushtetarësh të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që kontrollojnë çdo gjë në këtë vend. Me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën por edhe rrugën e daljes”.

Ndërsa mazhoranca ka refuzuar qartazi, duke deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021, Basha pati edhe një paralajmërim. ”Zgjidhjen se kërkojmë për veten tonë. Sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe atyre me të cilët ka ardhur në pushtet kundër interesit të shqiptarëve opozita bashkë me qytetarët do të marrë vendimet që i takojnë për tu përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme