Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, i ka përcjellë mesazhin e Chris LaCivita.
Mediu tha se në një shkëmbim mesazhesh, LaCivita, sipas Mediut, i ka thënë: “do ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe partneriteti i SHBA do të jetë i jashtëzakonshëm për ti kthyer vlerat më të mira shoqërisë shqiptare”.
Ndër të tjera Mediu iu drejtua emigrantëve duke u thënë “ju nuk duhet vetëm të votoni, por të bëheni pjesë e së ardhmes në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për ju në parlament, në qeveri, për investimet tuaja”.
Mediu: Sot është koha juaj, koha e shqiptarëve, koha e Shqipërisë. Të ngrihemi fort, të regjistrojmë cdo shqiptar, çdo të afërm tuaj. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për ju. Shqipëria me forcën dhe votën tuaj do tu kthehet shqiptarëve, përndryshe do të zhytet në honet e korrupsionit dhe mungesës së lirisë.
Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, por nëse nuk bashkohemi, od të jetë e varfërisë, e braksir dhe e shkatërruar.
Ato që në i ka dhënë zoti nuk mund të na i marrë as Edi Rama, as socialistët e korruptuar, as krimi dhe as korrupsioni. Shqipëria është një vend i bekuar nga zoti, cdo gjë që mund të ëndërrojmë e kemi në Shqipëri.
Por pyetja është e thjeshtë, pse shqiptarët, ju, u detyruar të largoheni? Pse vendi ynë varfërohet çdo ditë? Sepse kemi një qeveri, një kryeministër që nuk qeveris, por sundon. Nuk i duan shqiptarët. Për ta mëkat është të jesh i ndershëm, për ta nuk ka vlerë e mira, por vetëm pushteti dhe paraja.
Hipokrizia e tyre nuk ka limite, u përzunë nga Shqipëria dhe tani u kërkojnë votën tuaj.
Sapo shkëmbeva një mesazh me LaCivita, i thashë çdo tu thotë shqiptarëve në Milano. Tha; ‘do ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe partneriteti i SHBA do të jetë i jashtëzakonshëm për ti kthyer vlerat më të mira shoqërisë shqiptare’.
Dua tu bëj një thirrje, të vrapojmë sepse kohë nuk ka më. Ju nuk duhet vetëm të votoni, por të bëheni pjesë e së ardhmes në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për ju në parlament, në qeveri, për investimet tuaja.