Takimi në një ekspozitë në SHBA/ Rama gënjeu shqiptarët, CEO i Pfizer: Nuk e kam ende vaksinën

Edi Rama ndejti 5 ditë në Amerikë, duke humbur çdo gjurmë, për t’u shfaqur më pas në një foto të shkrepur në një me Albert Bourla, bossin e Pfizer, kompanisë së parë që ka prodhuar vaksinën anti-Covid me efektshmëri 90 % duke e quajtur një takim pozitiv dhe se brenda dy muajve do bënte çmos për ta siguruar vaksinën për shqiptarët. Por në fakt Albert Bourla, greko-izraelit nga Selaniku, është shprehur në një komunikim të fundit me mediat amerikane, se edhe ai vetë nuk e ka në dorë vaksinën. Atëherë për cilën vaksinë u takua Rama me Bourla në një ekspozitë.

Deklarata e Bourla, CEO i Pfizer, për mediat amerikane

“Nuk e kam marrë ende vaksinën. Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes. Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos e prishur radhën. Këtë vit do të kemi rreth 50 milionë doza në dispozicion, shumica e tyre janë prodhuar tashmë’

Ja postimi i Edi Ramës në faqen tij në facebook

Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme