Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin biseduan për raportet e ndërsjella miqësore dhe bashkëpunimin dinamik në më shumë fusha, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftuan nga Qeveria, Zaev ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar janë vitalë dhe se në atë drejtim, pritet dinamikë më intensive me marrëveshjes e re për tregti të lirë e cila është për përgatitje dhe ka për qëllim të hap më shumë dyer për investitorët turk.
“Kryeministri Zaev dhe presidenti Erdogan kanë ndarë se Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleatë në NATO, janë të lidhura me vlera të njëjta në raport me paqen dhe stabilitetin në rajon, përmes raporteve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në luftën kundër terrorizmit në pajtueshmëri me të drejtën vendore të dyja vendeve, si dhe me të drejtën ndërkombëtare. Erdogan potencoi se, edhe përkrah pandemisë dy vendet kanë pasur shkëmbim të shkëlqyer tregtar në vitin 2020 dhe se ai do të vazhdojë t’i motivojë kompanitë turke që edhe më shumë të investojnë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.