I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është duke zhvilluar një takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Siç mëson Indeksonline, takimi është duke u zhvilluar në një nga restorantet e Prishtinës, përderisa dyshja kanë vendosur të mos shihen shumë nga të pranishmit.
Madje në vendin e njëjtë janë parë edhe këshilltarët e kryeministrit në largim, Isa Mustafa.
Burimet e Indeksonline kanë thënë gjithashtu se në takim po flitet për zhvillimet e fundit në prag të mbajtjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit./Indeksonline/