Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Lekaj tha se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.
I pari i Gjakovës ka falënderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe të nevojshme infrastrukturore.
Lekaj dhe Gjini, kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.