Takohen liderët e partive më të mëdha – Haradinaj nervozohet me Mustafën, lëshon takimin

Përfaqësues të partive kryesore parlamentare kanë vazhduar takimet për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket çështjes së demarkacionit dhe deklaratës së përbashkët rreth liberalizimit të vizave.

Ata kanë filluar sërish sot një takim në Prishtinë, për të diskutuar për dallimet që kanë pushteti e opozita për këtë marrëveshje.

Në takim po marrin pjesë edhe liderët e partive politike, përfshirë edhe ai i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe deputetja Aida Dërguti.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë takim janë edhe kryeministri Isa Mustafa, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi nga Nisma, Ambasadori Amerikan, Delawie, ambasadorë tjerë të vendeve të Quintit si dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Takimin e ka lëshuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se nuk ka mundur ta dëgjojë Isa Mustafën që, sipas tij, “ka folur njësoj sikurse Murat Meha”.

Këto takime po bëhen me ndërmjetësimin e Naim Rashitit, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme