Dhjetë ditë pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku LVV (e para) dhe LDK (e dyta) kanë dal partitë e para fituese në bazë të rezultateve jo finale të KQZ, të mërkurën janë takuar dy nënkryretarët ai i LDK-së dhe AAK-së Lutfi Haziri e Adrian Gjini.
Gazeta Blic ka siguruar fotografi nga ky takim që është realizuar në njërin nga restorantet e Prishtinës në lagjen Pejton (restorant Orhidea), në afërsi të selisë së Nismës Social Demokrate.
Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje për këtë takim por që as Haziri e as Gjini nuk kanë hapur telefonat e tyre.
Ende nuk dihet nëse ky takim ka qenë krejtësisht i papritur apo nënkryetari i LDK -së Lutfi Haziri i ka bërë ftesë AAK -së së Ramush Haradinajt që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës LVV – LDK – AAK.
Në LDK nuk e kanë përjashtuar asnjëherë mundësinë që pjesë të qeverisë së ardhshme ta kenë edhe AAK , por që ka qenë vet kryetari i AAK Ramsuh Haradinaj, cili ditë më parë në një paraqitje për media ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit duke e quajtur atë edhe mashtrues.
Blic do t`iu mbaj të informuar për këtë takim…