Takohen Mimoza Kusari dhe Rasim Selmanaj, diskutohet qeveria gjithëpërfshirëse

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, para pak çastesh është parë në takim me deputetin e AAK’së, Rasim Selmanaj.

Burime të mirë informuara të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se takimi është realizuar në një prej kafiterive të kryeqytetit, DE RADA, ndërsa është diskutuar lidhur me krijimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse.

Në mbështetje të kësaj ideje ka dalur edhe ish shefi i Kusari Liles, Behgjet Pacolli. Ai ishte i pari që kishte propozuar një qeveri të tillë si zgjidhje e mundshme, ndërsa ishte përkrahur edhe nga deputeti i LDK’së, Arben Gashi.

AKR dhe Alternativa bashkërisht kanë 6 deputetë, numër ky i mjaftueshëm që i hap rrugë PAN-it të zgjedhë kryeparlamentarin dhe të formojë Qeverinë e ardhshme. /Sakte. net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme