Taksa e paguar nga tregtarët, që importojnë mallra ushqimore në Maqedoni nga muaji mars do të jetë pesë qind. Shteti po përpiqet të gjejë mekanizma të rinj për të parandaluar goditjen shtesë të çmimeve, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Ministria e Ekonomisë ka planifikuar tashmë grupe pune, që analizojnë se si do të procedohet me masën e ngrirjes së çmimeve, që është e vlefshme deri në fund të shkurtit.
Aktualisht, dhjetëra produkte ushqimore bazë si buka, mielli, vezët, qumështi, mishi shiten me çmim të ngrirë, që nuk guxon të ndryshohet deri në ditën e fundit të këtij muaji.