Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferri, pas takimit me përfaqësuesin amerikan, Hojt Ji, tha se në bisedë kanë këmbyer shumë mendime në lidhje me nevojën e stabilitetit dhe kthimin e Kuvenit dhe insitucioneve tjera të vendit në funksion, sa më shpejtë që është e mundur, dhe që të harrohen pasojat e 27 prillit.
“Ai edhe njëherë e konfirmoi përkrahjen për kryetarin e ri të Kuvendit dhe gatishmërinë që janë të gatshëm ta japin në hapat e radhës në punën e institucioneve tjera. Nga ana jonë, i garantova miqtë tonë se unë si kryetar i Kuvendit do të përpiqem që të jem kryetar i Kuvendit të gjithë deputetëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe politike. Prej nesër e më tej do të përpiqem ta vendos në funksion punën e Kuvendit, pavarësisht pasojave të shkaktuara në Kuvend”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferri, raporton SHENJA.
Ai shfrytëzoj mundësinë që të gjithë të lënduarve në trazirat e 27 prillit tu urojë kurim sa më shpejt dhe tu kthehen sa më parë aktiviteteve të tyre dhe në familjet e tyre.
I pyetur se kur do ta thirr seancën, Xhaferri tha se “për sot është e mjaftueshme pasi është edhe festë” ndërsa këtë do ta vendos prej nesër.
Xhaferri tha se ndjehet i sigurt për veten e tij, dhe nuk ndjehet i kërcënuar nga qytetarët të cilët protestojnë. /SHENJA