Militantët talibanë dyshohet se i prenë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar afgan të volejbollit.
Ky fakt i tmerrshëm është konfirmuar nga trajneri i ekipit.
Mahjabin Hakimi luajti në kombëtaren afgan të volejbollit për femra, por u vra mizorisht në fillim të këtij muaji.
Në një intervistë, trajneri tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për ekzekutimin e tmerrshëm të saj, pasi Talebanët kishin kërcënuar familjen që të mos fliste për të.
Mahjabin luajti për klubin e volejbollit në Kabul, para rënies së qeverisë së Ashraf Ghani.
Ajo ishte një nga yjet e klubit ku militonte.
Pastaj, disa ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej se ishte koka e saj e prerë dhe qafa e përgjakur u shfaqën në rrjetet sociale.
Talebanët janë përpjekur të identifikojnë dhe gjuajnë sportistet femra që nga marrja e tyre e pushtetit.
Militantët kanë qenë veçanërisht në vëzhgim për anëtarët e ekipit afgan të volejbollit të femrave; ato që kanë konkurruar më parë në kompeticione të huaja e vendase, si dhe janë shfaqur në programet mediatike, sipas trajnerit Afzali, shkruan The Idenpendent.
Vetëm dy nga lojtaret e ekipit kombëtar të volejbollit ishin në gjendje të largoheshin nga vendi para se talebanët të merrnin kontrollin e plotë në gusht. Mahjabin Hakimi ishte vetëm një nga shumë sportistet fatkeqe që ndodheshin në vend.
“Të gjithë lojtaret e ekipit të volejbollit dhe pjesa tjetër e sportisteve femra janë në një situatë të keqe, në dëshpërim dhe frikë, – tha Afzali për “Persian Independent”. – Të gjithë janë detyruar të ikin, ose të jetojnë nën tokë”.
Ekipi kombëtar afgan i volejbollit për femra u themelua në vitin 1978.
Ai ka shërbyer prej kohësh si burim frymëzimi dhe fuqizimi për vajzat e reja afgane.