Talenti shqiptar firmos për tre vjet për Lazion

Talenti shqiptar i bashkohet Lazios, firmos për tre vjet.

Largimi i Igli Tares nga detyra e Drejtorit Sportiv të Lazios nuk do të thotë se për shqiptarët dera e klubit bardhekaltër tani do të jetë e mbyllur.

Pasuesi i Tares, Angelo Mariono Fabiani, ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e të riut shqiptar, Flavio Sulejmani, që ishte pjesë e Perugias.

Sulmuesi 17-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U-19, ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Ai konsiderohet një lojtar me shumë potencial, ndaj dhe drejtuesit e Lazios kanë ngulmuar për ta marrë që tani, edhe pse fillimisht do të luajë me 19-vjeçarët bardheklatër.

Synimi është që pas një periudhe përshtatjeje, që mund të jetë vetëm disajavore, Sulejmani të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Sarrit.

Te Lazio Sulejmani do të gjejë Elseid Hysajn, i cili do të luajë sezonin e tij të tretë te skuadra kyeqytetase.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme