Tallja e Hashim Thaçit, për reformën zgjedhore!

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Opozita ka bojkotuar edhe takimin e radhës, të ftuar nga presidenti i vendit për reformën zgjedhore, me arsyetimin se kjo është një tallje e Hashim Thaçit me të gjithë.

Analistët politik kanë mendime të ndryshme për këtë reformë zgjedhore. Derisa analisti Krenar Shala konsideron që reforma zgjedhore nuk është e domosdoshme, Jon Leka e fajëson opozitën që pa asnjë arsye po i bojkoton takimet e presidentit.

Leka në një prononcim dhënë Gazetës Blic, tha se përderisa reforma duhet bërë dhe se presidenti i shpall zgjedhjet, çka synon atëherë opozita?

“Nuk ndihen të gatshëm për zgjedhje, atëherë le ta thonë dhe mos dërmojnë edhe me nervat e masave me këto lojërat maca miu, sillen si kalamaj të papjekur dhe kontradiktor.

Ndërsa analisti i çështjeve politike Krenar Shala tha se reforma zgjedhore nuk është e domosdoshme.
“Nuk ka sistem zgjedhor pa të meta, mendoj që Kosova lëngon nga mungesa e sundimit të ligjit, para se gjithash nuk mendoj që gjendjanë Kosovë do të përmirësohet nëse e ndryshojmë sistem zgjedhor.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka thënë Gazetës Blic se nisma e presidentit Hashim Thaçi për reformë, është tallje për reformë.

“Nisma e Thacit për reformë është tallje me reformën. Ku ka qenë ky far presidenti që nuk është marrë me këtë punë deri më tani. Tash po donë gjoja me luajt një rol të unitetit, por kjo është e pamundur”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa partitë në pushtet dhe Lista Serbe i janë përgjigjur ftesës së Thaçit, në këtë takim partitë në pushtet janë përfaqësuar nga nënkryetarët e jo nga liderët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme