Një zjarr ka shkrumbuar banesën e Fatmir Shehut në lagjen nr 5 në qytetin e Memaliajt. PMNZSH Memaliaj ka shkuar me urgjencë në vendngjarje ku ka bërë të mundur shpëtimin e katër pjestarëve të familjes Shehu, njëri prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta. Të katër pjestarët e familjes Shehu janë shoqëruar për në Spitalin e Tepelenës për kurim të metejshëm.
Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga një qirì i ndezur në dhomeë e gjumit nga një pjestar i familjes. Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohë më parë ndërkohë që katër pjestarët e ngelur kanë probleme të shëndetit mental. Zjarri ka shkaktuar dëme në materiale çka pjestarët e familjes Shehu prej ditës së sotme do të qëndrojnë në qiell të hapur./GSH



