Tanin: Vdekja e Astrit Deharit të hetohet në mënyrë të pavarur

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, në paraqitej e raportit tremujor për Kosovën në Kombe të Bashkuara, ka theksuar e shumë prej pritjeve politike me të cilat ka filluar Kosova vitin 2016, kanë nxjerr pak rezultate, me të cilat kemi besuar, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk është ratifikuar ende”, ndërsa theksohet edhe liberalizimi i vizave që ende nuk është arritur..

Në raport theksohet se dhuna politike e muajve më të hershëm është ndalur, por pikëpamjet e ndryshme të partive politike, janë po aq të ndara dhe shoqëria vazhdon të jetë e ndarë, dhe kjo sipas raportit është fatkeqësi.

Ai përmend edhe takimin e Presidentit Hashim Thaçi me familjet e të zhdukurve, ku siç thuhet në raport, kjo çështje është duke u trajtuar në mënyrë institucionale dhe jo humanitare.

“Aprovimi i Ligjit për Trepçën në mënyrë të përshpejtuar ka dal si barrierë që ka krijuar reaksione mes serbëve të Kosovë dhe Beogradit, ku si pasojë serbët e Kosovës e kanë ndal bashkëpunimin qeveritar me institucionet e Kosovës”m thuhet në raport.

Në raport flitet për gjendjen e papunësisë, për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rajonit, për zhvillimet politike në komuna dhe zhvillime tjera dhe për zbatimin e ligjit, transmeton KosovaPress.

“Vdekja e Astrit Deharit, aktivist i Vetëvendosjes, ka ngritur shumë brenga dhe ka shtuar indinjatë. Për veç pyetjeve që janë ngritur, duhet të zhvillohet një hetim i pavarur”, thekson raporti.

Po ashtu theksohet edhe arrestimi i të dyshuarve që kishin për qellim ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Kosovë dhe rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme