Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, shpreson që deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e Demarkacionit.
Pas një takimi që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ajo ka thënë se lutet që kjo marrëveshje të kalojë.
“Nuk është e lehtë. Unë pajtohem me Behgjet Pacollin, por disa gjëra duhet të kryhen. Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Unë po i përcjell për së afërmi zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe do ta përkrahë me të gjitha Kosovën drejt liberalizmit të vizave. Lutem për ju!”, ka shkruar ajo në Twitter.