Tanket dhe avionët “blindojnë” Athinën

Festa e pavarësisë së Greqisë është pritur me festime madhështorë dhe parada ushtarake në Athinë.
Shteti fqinj duket se e shfrytëzoi 197-vjetorin e pavarësisë për t’i treguar muskujt Turqisë, e cila nuk ka nguruar të provokojë Athinën gjatë javëve të fundit.

Në kryeqytetin grek u mbajt parada më e madhe ushtarake e viteve të fundit.

Si rrallë ndonjëherë, grekët treguan fuqinë nëpërmjet ekspozimit të artilerisë së rëndë ushtarake, si tanket në rrugë, helikopterët dhe avionët në ajër.

Në fjalim të mbajtur para popullit, Presidenti Pavlopulos deklaroi se:

Greqia është një popull i paqes, miqësisë dhe demokracisë, ideale që bazohen në respektimin e plotë të drejtësisë europiane dhe ndërkombëtare nga të gjitha palët. Jemi dhe popull që historikisht mbrojmë, pa ulje, lirinë, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Greqisë dhe të familjes sonë europiane”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme