Taravari: Bujar, keni ngelur të vetmit në një shtrat me Vuçiqin

Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari, nga tubimi në Zhelinë tha se vonë i është kujtuar kundër-kandidatit të tij Osmani, që të dalë nga Ballkani i Hapur, si nismë e Vuçiqit dhe Lavrovit. Taravaria tha se do të thellojë edhe më shumë lidhjet me Kosovën dhe Shqipërinë

“Haxhi Pishmanit i themi se vonë i ka dalë gjumi. Keni ngelur të vetmit në një shtrat me Vuçiçin. Me Vuçiqin që organizon sulme terroriste mbi Kosovën dhe që trishtohet për humbjen e BDI-së. Do të thellojmë lidhjet me Tiranën dhe Prishtinën, sepse ata janë vëllezërit tanë të një gjaku. Pra, nuk do bëjmë si kundërkandidati im që vizitën e parë si ministër i jashtëm e bëri në Beograd dhe asnjëherë nuk pati vizitë bilaterale në Republikën e Kosovës”, deklaroi Arben Taravari, Kandidat i VLEN-it për President. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme