Taravari: Hyjmë në Qeveri për t’i shtyrë disa punë përpara

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari deklaron se hyrja e tyre në Qeveri bëhet për t’i lëvizur disa punë përpara.

“E kam përshtypjen se Kovaçevski e sheh e kemi nijetin e pastër. I kemi qëllimet e pastra. Duam të tregojmë njëfarë diference këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë”, kështu deklaroi Taravari në “Intervistë në Shenjë”, duke folur për bisedimet me LSDM-së për hyrje në Qeveri.

“Unë shpesh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kur hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3-4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa lëvizje dhe jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë ndryshime të mëdha për 1 vit por as për një mandat, por përsëri potezat e para pozitive popullata din t’i vlerësojë. Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizur disa punë përpara”, u shpreh më tej Taravari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme