Taravari i emocionuar, edhe ai pranishëm në takimin “historik” (FOTO)

Në një atmosferë miqësore është mbajtur takimi i disa liderëve shqiptarë, i iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Takimin e sotëm e kanë bojkotuar lideri i PDSH-së dhe ai i Lëvizjes Besa.

Tre liderët e Aleancës arritën në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti, ndërsa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat.

Mirëpo, edhe sekretari i përgjithshëm i LrPDSH e ka përcjellë i ngazëllyer këtë takim bashkë me mediat.

Në rrjetin e tij social ai ka shkruar” Pas më shumë se 25 vjetësh demokraci, të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, do të ulen në të njëjtën tryezë sot në Shkup, për të ndërtuar një strategji të përbashkët për shqiptarët. Moment Historik..

Dhe ky moment “historik” nga fotot e shkrepura atë e zu te dera./Sakte.net