Gazetare: Linda Ebibi
Pritjet deri në tre orë në sportelet e Qendrës së Klinikave “Nënë Tereza” për ministrin e shëndetësisë, janë më të paktat nga vendet e rajonit për mos të thënë edhe në ato të Evropës, shkruan Alsat.
Arben Taravari, thotë gjatë kohës që udhëheq me ministrinë i ka rritur terminët dy fish më shumë, ndërsa sipas tij vazhdimisht bëjnë presione ndaj mjekëve për caktimin e më shumë terminëve.
“Jemi duke bërë presion të jashtëzakonshëm në të gjitha klinikat dhe spitalet që mjekët mos të japin numër të vogël të terminëve. Por, kjo është ka pritje, por ju them me plotë përgjegjësi se pritja në Maqedoni është më e vogël se çdo kund tjetër në rajon, mos të them edhe në Evropë”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Se kur do të nisin punimet për garazhet në kate në Klinikën “Nënë Tereza” ende nuk dihet. U premtua se punimet do të nisin në fund të këtij muaji, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Procedura është në Komisionin e cila i analizon të gjitha dokumentacionet, në momentin që analizohen duhet ta projektojnë dhe mbas asaj të shohim a janë dokumentet komplet, se vetëm një kompani është paraqitur fatkeqësisht. Ka një papara shikueshmëri, se nuk dihet sa vite do të qëndrojë qendra klinike këtu”, u shpreh Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Ndërtimi i garazheve në kate në klinikë është “fushatë” e pothuajse çdo ministri që ulet në kolltukun e ministrisë së shëndetësisë. Shumë prej tyre e kanë premtuar, por asnjëri nuk e realizoi deri më tani. / Alsat.mk