Taravari: Pezullohen disa specializime për shkak të numrit të madh të kuadrove

Nga ky vit, disa drejtime do të pezullohen për specializim për shkak të numrit të lartë të kuadrove ekzistues në ato drejtime. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë njofton se shteti do të punësojë pesë kaudrot më të mira të Fakulteteve të Mjekësisë në të gjithë vendin dhe ata do të kenë prioritet për specializim në drejtimet që kanë mungesë kuadri.

“Pesë studentët më të mirë që kanë mbaruar mjekësinë, këtu në Shkup, në Shtip dhe në Manastir do u japim mundësinë të punësohet menjëherë para se kjo të shndërrohet në ligj. Shpresoj që së shpejti do të bëhet edhe pjesë e ligjit. Këtë vit fillojmë me pesë kurse vitin e ardhshëm shpresoj të jetë 10 nga studentët më të mirë të të gjithë fakulteteve të mjekësisë. Pesë nga fakulteti i Mjekësisë në Shkup do të kërkojnë punë në ndonjërën nga klinikat këtu në Shkup, pesë studentët më të mirë të diplomuar në Tetovë do të kërkojnë punë në Tetovë dhe ata të Shtipit do të kërkojnë punë në Shtip. Prioritet do të kenë dhjetë specializime në ata fusha që na mungojnë më shumë, që të mund të vazhdojnë specializimin në atë drejtim”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme