Taravari: Propozimet tona nuk do të mbeten vetëm në letër

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari menjëherë pas takimit me Kovaçevskin deklaroi se në aspektin programor 90 për qind të çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë, ndërkohë që nuk është biseduar fare për çështjet kadrovike.

“Në aspekt programor mendoj se pjesa dërmuese e çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë. Mund të them 90 për qind të propozimeve tona që i propozuam, besoj se së shpejti qeveria do të del me komunikatë dhe do të informoheni. Për çështjet kadrovike nuk biseduam fare”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së, pas takimit me Kovaçevskin.

I pyetur për çështjen e korrupsionit, Taravari u përgjigj se propozimet e partisë së tij nuk do të lejojë që të mbeten në letër, por do të insistojnë në realizimin e tyre edhe në praktikë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme