Taravari refuzon kërkesën e Ahmetit: Dorëheqjet e BDI-së, jo serioze

Kryetari i ASH-së, Arben Taravri e vlerëson si jo serioz veprimin e BDI-së për tu tërhequr nga Qeveria me kusht që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese. Ai thekson se këtë veprim BDI e bën më së shumti për PR. Sipas Taravarit, oferta e kreut të BDI-së Ali Ahmeti që edhe ASH-të të bëjë gati dorëheqjet, nuk ja vlen as edhe të shqyrtohet, edhe pse në ASH, sipas tij vendimet i marrin organet e partisë.

“Këto janë veprime shumë joserioze për këto periudha të cilat janë shumë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se z. Ali Ahmeti mund të fletë vetëm për BDI-në. Ai e fton Aleancën për Shqiptarët, por Aleanca për Shqiptarët është parti autonome e cila vendimet e veta kryesisht i sjell duke e konsultuar bazën, strukturën partiake dhe mbas asaj organet e ASH-së sjellin vendime. Por mendoj se është joserioze që edhe të analizohet ky propozim i Ali Ahmetit sepse shihet prej larg se nuk e ka me seriozitet, e ka për të bërë një PR që fundi i fundit është edhe e drejtë e tyre si parti politike”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme