Taravari: Sot fillojmë zyrtarisht bisedimet për përfshirjen tonë në Qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se sot ulen për t’i filluar negociatat me partitë qeveritare, ndërsa shtoi se ata kanë përgatitur programin e tyre të cilin do ta prezantojnë.

“Pastaj mendoj se do të bisedojmë edhe për zgjedhje kadrovike. Së pari puna që duhet të bëjmë sot është a mund të sinkronizojmë programet”, ka thënë Taravari, raporton SHENJA.
Ai tha se nuk janë të vërteta spekulimet për ndarje të resorëve.

Një nga pikat e programit Taravari e përmendi pakon për luftën kundër korrupsionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme