Taravari zyrtarizoi kandidaturën për president të shtetit si kandidat i LEN-it

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot zyrtarizoi kandidaturën për president të shtetit si kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, Lidhjes Evropiane për Ndryshim që përbëhet nga Lidhja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosja përmes anëtarëve të saj në Maqedoni.

“Me propozim të kryesisë së ASH-së dhe mbështetjen e LEN, sot para jush prezantohem si kandidat për president të vendit. Është privilegj që të kesh besimin e kaq shumë faktorëve por është edhe përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre. Është mision për mua të jem zëri juaj. Pres me respekt votën e secilit prej jush sepse i vendit i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar jo teknikisht por realisht”, deklaroi Arben Taravari, kandidat për president i LEN.

Taravari tha se kërkon mbështetjen e të gjitha partive politike pavarësisht përkatësisë së tyre etnike si dhe organizatave joqeveritare e faktorëve të tjerë të cilët vlerësojnë se ai mund të jetë personi i duhur për drejtimin e shtetit.

“Ne kërkojmë përkrahje nga të gjithë, pa përjashtim, prej partive tjera politike pavarësisht përkatësive etnike, kërkojmë përkrahje prej shoqatave joqeveritare, grupeve të ndryshme prej qytetarit, por para së gjithash prej popullit shqiptar”, tha Arben Taravari, kandidat për president i LEN.

Ai tha se pret që në zgjedhjet presidenciale do të arrijë rezultate të shkëlqyeshme që do të kurorëzohen me ndryshimin e madh që do të ndodhë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Për të zyrtarizuar kandidaturën, Taravarit i duhet dhjetë mijë nënshkrime të cilat beson se do ti grumbulloj për një kohë shumë të shkurtër.

Pas shpalljes së kandidaturës së Arben Taravarit për president të shtetit, liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim Mexhiti, Kasami e Gashi theksuan se nga Gostivari i flamurit erdhi emri i flamurit të presidencës së re.
“Në Gostivar u vendos që shqiptarët të kenë kandidat të vërtetë për president. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pozita teknike, por për udhëheqës të vërtetë dhe me vlera intelektuale”, theksuan liderët e opozitës shqiptare. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme