Tarifat e Trump, pedagogu: Instrument politik! Konsumatori do të paguajë një faturë mjaft të lartë dhe të kripur!

Pedagogu Selami Xhepa, komentoi sot në emisionin “Open” në News 24 tarifat tregtare që Donald Trump shpalli pak ditë më parë për një sërë produktesh të importuara në SHBA.


Në listën e tarifave të SHBA-ve bën pjesë edhe vendi ynë.

Lidhur me këtë pedagogu tha se ky hap i Trump është një luftë e paprecedentë ekonomike, që në thel dëmton konsumatorin duke e ballafaquar me fatura mjaft më të larta.

“Do kemi progres teknologjik dhe ekonomik shumë të ngadaltë dhe në thelb është konsumatori që do të paguajë një faturë mjaft të lartë dhe të kripur”, u shpreh pedagogu.

Selami Xhepa: Është e vështirë të gjesh një person që të jetë pro tarifave. Kjo është luftë e paprecedente që po ndodh në historinë e ekonomisë. E ç’bën gjithë sistemin e ekonomisë të qeverisjes së sistemit të ekonomisë botërore që është ndërtuar vetë nga SHBA në fundin e luftës së dytë botërore. Ishte një sistem i bazuar në rregulla që i dha botës gjithë këtë prosperitet që kemi gëzuar deri tani, përfshirë edhe përfitime e ekonomisë amerikane.

Në thelb ajo që po ndodh është një ç bërje e këtij sistemi dhe përpjekjeje për të krijuar një sistem të ri që e shkel të gjithë këtë lloj baze të deritanishme. Pra de fakto Organizata Botërore e Tregtisë del jashtë loje dhe tani të gjithë duhet të shkojnë të bëjnë Pazar në Uashington për të bërë shopping.

Është një instrument politik sepse nuk ka sens ekonomik…Do kemi progres teknologjik dhe ekonomik shumë të ngadaltë dhe në thelb është konsumatori që do të paguajë një faturë mjaft të lartë dhe të kripur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme