Task Forca e Policisë ndalon automjet me mallra të kontrabanduara në rrugën Gjilan–Feriza

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje, kanë ndërmarrë masa të shtuara për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe paligjshmërisë në lindje të vendit.

Gjatë një kontrolli taktik dhe operacional të zhvilluar më 13 prill 2025, rreth orës 15:30, në rrugën magjistrale Gjilan–Ferizaj, është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një mashkull kosovar.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 138 palë atlete sportive, të cilat dyshohet se janë mallra të kontrabanduara.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore – kontrabandim me mallra, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor kompetent, ku do të vazhdojnë procedurat përkatëse ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme