Tateshi: Kryesia vendos nëse hyjmë ose jo në Qeveri

Kryesia Qendrore e LR-PDSH-së do të vendos nëse ky subjekt do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo. Kështu tha anëtari LR-PDSH-së, Bekim Tateshi në emisionin “Arena” në të cilën ka shtuar se këto ditë pritet që Kryesia Qendrore të mbajë mbledhjen dhe të diskutoj për këtë çështje.

Duke folur për realizmin e Platformës shqiptare, në veçanti për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, ai tha se realizimi i përdorimit të gjuhës shqipe në të gjithë territorin është e rëndë për tu aprovuar sepse gjithë këto kërkojnë ndryshime Kushtetuese, që bëhen me 2/3 e deputetëve.

“Kjo për momentin duke parë atë se çfarë ndodh këto ditë, paraqitja e fantazmave, grafiteve shoviniste kundër shqiptarëve, kjo tregon se do të shkoj shumë rëndë. Mirëpo, me votimin e thjeshtë të shumë Ligjeve, përfshirë edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, do të mund të kaloj në parlament, dhe kjo jep një frymë të re të përdorimit të gjuhës shqipe dhe një shkallë më lartë, të përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet e Maqedonisë”, tha Tateshi.

Më tej duke folur për pikat tjera, Tateshi tha se prioritet numër një i kësaj partie është vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale, me mundësi të krijimit të dhomave speciale në mënyrë që kjo prokurori të kryej punën e vet pa pengesa.

Ai tha se ata nuk do të bashkëpunojmë me asnjë kriminel.

 “Kush do të jetë i dyshuar në krimet që i ka bërë në 15 vjetët e kaluara, ne nuk do të bashkëpunojmë. Këtë e potencojë, se është edhe qëndrim i partisë, se nuk do të hyjmë në ashtu Qeverie, ku aty bëjnë pjesë edhe kriminel të çdolloj ngjyre”, tha  Tateshi. /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme