Tavë me bukë të fërguar, proshutë, perime dhe erëza të freskëta

Përbërësit:

▪ 12 filxhanë bukë e prerë në kubikë të vegjël
▪ 1/2 filxhan vaj ulliri
▪ 3 thelpinj hudhër
▪ 1-2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
▪ 2 qepë të mëdha
▪ 1 rrënjë selinoje
▪ 3 filxhanë proshutë e prerë hollë
▪ 1/2 filxhan majdanoz i grirë hollë
▪ 2 lugë gjelle sherbelë e freskët e grirë hollë
▪ 2 lugë gjelle trumzë e freskët e grirë hollë
▪ 2 vezë
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës
▪ 2 filxhan lëng mishi ose ujë

Mënyra e përgatitjes:

Në një tigan me pak vaj ulliri hidhni kubikët e bukës dhe hudhrën e prerë hollë dhe kaurdisini për pak minuta derisa buka të bëhet e fërguar.

Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisni me vaj ulliri, selinon, qepën, dhe erëzat e freskëta (majdanozin, trumzën dhe sherbelën) e shtojini këto jeshillëqe më pas te buka e thekur në tigan.

Më pas në një tavë të lyer me gjalpë filloni të shtroni bukën me jeshillëqet e përgatitura, shtoni proshutën dhe hidhni sipër gjalpin e mbetur.

Përzieni veçmas në një tas vezët me lëngun e mishit ose ujin dhe këtë përzierje shtojani tavës nga sipër.

Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet rreth 30-40 minuta në temperaturë mesatare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme