Tavë me makarona dhe kungulleshka në furrë

ëmijët i pëlqejnë makaronat dhe kjo recetë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për ta servirur gatimin e furrës me kungulleshka.

Makaronat e gatuara në këtë mënyrë, nuk kërkojnë më shumë se rreth 35 minuta për t’u pjekur.

Përgatiti: Brikena Dervishaj

Përbërësit:

▪ 400 g makarona
▪ 1 fetë djathë deleje
▪ 3 kungulleshka
▪ 3 qepë të vogla
▪ 4 lugë vaj ulliri
▪ Kikirikë
▪ Borzilok
▪ Kripë
▪ Piper

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të vogla katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën.

Pasi të marrë ngjyrën karakteristike, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.

Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë.

Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit.

Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme