Të bëhesh nënë në Norvegji, një ëndërr për çdo grua

Cilat janë avantazhet që kanë nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Norvegji?

“Urime, jemi shumë të lumtur për ju. Ky është kalendari i vizitave që duhet të ndiqni. Nëse datat dhe orari nuk janë të përshtatshme, atëherë ju lutemi të na telefononi për të spostuar takimet”. Kjo është letra që çdo spital publik në Norvegji u dërgon femrave që njoftojnë mjekun e familjes se janë në pritje të një fëmije.

Pa burokraci, pa nevojën për të trokitur në dyert e spitalit, apo për të pyetur se çfarë duhet të bësh. Gjithçka ta shpjegojnë autoritetet përgjegjëse dhe çdo shërbim është falas. E vetmja gjë që mjekët nuk të tregojnë është seksi i fëmijës, pasi një normë ligjore i ndalon të tregojnë që herët nëse bebja është djalë apo vajzë, për të shmangur sa më shumë abortet.

Lindjet kryesisht bëhen në mënyrë natyrale, përveç rasteve që paraqesin probleme. Pasi lind fëmija, bashkë me nënën transferohet në një dhomë, ku janë vetëm ata të dy dhe një krevat për babain.

Sapo kthehen në shtëpi, nënave u sigurohet nga shteti ndihma praktike dhe psikologjike. Në shtëpitë ku lindin bebe trokasin menjëherë ato që quhen ‘helsesøster’, “motrat e shëndetit” të cilat i këshillojnë nënat për gjithçka.

Por kjo nuk është gjithçka! Shteti i siguron fëmijës një pagesë mujore prej 200 eurosh, të cilat hidhen në një llogari bankare në emër të fëmijës dhe që mund të hapen vetëm prej tij, kur të arrijë moshën madhore. Çdo nëne të re në Norvegji i sigurohen 6000 euro, për të përballuar shpenzimet e muajve të parë.

Me pak fjalë, Norvegjia është një shoqëri model, një lloj ëndrre për çdo femër që bëhet nënë./BalkanWeb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme