Shkruan: SARANDA KRASNIQI
Ka kohë që përcjell lloj lloj deklaratash nga lloj lloj “lojtarësh politik”, deklarata nga ato më antipatikët, deri tek më tē mirat për qeverin Kurti dhe të ashtuquajturin “koalicion i shpresës”.
As antipatikiteti ndaj Albinit, as më e mira që ne e mendojmë, nëse ne si shoqëri nuk veprojmë, nuk e bënë as më të mirë as më të keqe këtë qeveri. Janë veprimet tona, mbase edhe të koordinuara të secilit nga ne si shoqëri, ato që mund ta bëjnë më të frytshme, më të dukshme dhe më reaktive qeverin nëse ne i rrijmë Albinit, siç thotë populli “si orrli mbi kry”.
Albin Kurti, si të gjithë pararendësit e tij, më shumë se sa të mendojë për më pak a më shumë ministra e dikastere, për më shumë a më pak pagë (sepse kjo nuk e ndyshon si me shkop magjik gjendjen e rëndë ekonomike) ai duhet të shoh në më pak halle për ne, duhet të shoh se koha po numëron se prapthi dhe shpejt do ti kthehemi skenave, problemeve të përditshme.
Kryeministri i ri duhet të shoh kah socialja, nga ajo që H.L. Mencken do të thoshte se nje politikan profesional është një njeri i ç’nderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime,e kur flasim për kompromise nuk është shumë me rëndësi për faturën se sa shumë ushtarë humbim për ta fituar luftën, pra, krejt kjo për ta bërë vendin më të arsyeshëm për të jetuar.
Tutje kryeministri edhe duhet të ndryshojë, edhe duhet të poshtëtohet ndoshta ndonjëherë përballë opozitës kur janë në pyetje qytetarët e këtij vendi dhe jo të mbetet peng i bindjeve të tij politike. Thënë ndryshe vetëm njerëzit e mençur, të dijshëm, ata që kanë vizon për të ardhmen dhe vendin ndryshojnë, derisa budallenjët mbeten peng duke menduar se vjen një ditë kur ndryshimet u përshtatën atyre. Kemi votuar e duruar me vite qeveritë tjera, si pasojë e kësaj në zgjedhjet elektorale, sovrani është ai që ka dashur të shoh një ndryshim dhe t’ia besojë vendin qeverisë së re.
Të kemi konsideratë dhe durim sepse për një javë nuk dëshmohen premtimet… por ata e kanë borgj të na qeverisin dinjitetshëm.