Të buzëqeshur në praninë e njëri-tjetrit, Veliaj takohet me Aleksandër Soros, në Nju Jork

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar ditën e sotme në Nju Jork me Aleksandër Soros, djalin e filantropit amerikan George Soros.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku ka shpërndarë një fotot me kryebashkikaun e Tiranës.

 ‘Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në Nju Jork!’, shkruan Soros në krah të fotos së tij.
Nga Veliaj nuk ka asnjë postim në lidhje me këtë vizitë, të disatën në SHBA brenda pak kohësh.

Natyrshëm lind pyetja se kush ja paguan udhëtimet e shtrenjta kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Nëse udhëtimet e tij janë për shkak të detyrës, çfarë të mirash i ka sjellë ai Tiranës nga këto takime, çfarë projektesh ka mundur të marrë?

Nëse udhëtimet e tij janë private, atëherë me paratë e kujt udhëton Veliaj drejt SHBA në këto kohërash pandemish, ku biletat e udhëtimit janë shtrenjtuar.

Sigurisht këto janë pyetje që presin përgjigje nga kryebashkiaku i Tiranës, por Erion Veliaj njihet ndryshe si njeri censurë, pasi Bashkia që ai drejton dhe vetë ai nuk ka bërë kurrë transparencë që nga momenti që ai ka hyrë në derën e këtij institucioni.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme